Flash News

KRYESORE

Kamionisti shqiptar shtyp dy punëtorë italianë, arrestohet

Kamionisti shqiptar shtyp dy punëtorë italianë, arrestohet

Një kamionist nga Shqipëria u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, pasi shtypi dy punëtorë italianë rruge, duke u shkaktuar atyre vdekjen. Sipas agjencisë italiane “Ansa”, ngjarja ndodhi në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës.

62-vjeçari shqiptar humbi kontrollin e mjetit, duke hyrë në korsinë ku po kryheshin rregullimet dhe më pas përplasi dy punëtorët Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç, të cilët gjetën vdekjen nga plagët e marra. Një punëtor i tretë rrezikoi jetën, por ai ia doli që të shmangtë makinën.

Policia arrestoi shqiptarin, ndërsa ndaj tij do të kryhen testet nëse ka qenë nën efektin alkoolit apo të substancave të tjera të palejuara. Kamionisti po shtohet për vrasje me dashje.

Të fundit