Flash News

KRYESORE

Kamp refugjatësh edhe për gratë e fëmijët e xhihadistëve të ISIS

Kamp refugjatësh edhe për gratë e fëmijët e

Shumë gra dhë fëmijë xhihadistësh nga gjithë bota, që ia janë bashkuar Shtetit Islamik, mund të jetojnë në një kamp refugjatësh afër Hasakehut, në Sirinë verilindore. Shumë gra janë bërë pjesë e grupit të Shtetit Islamik kundër dëshirës së tyre.

Shumë prej tyre janë larguar nga ajo që konsiderohet fortesa e fundit e Shtetit Islamik, e kufizuar në vetëm gjysmëkilometri katror sipërfaqe, në fshatin Baghouz, që është i rrethuar nga Forcat Demokratike Siriane.

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të evakuojnë njerëz nga Baghouzi, në përpjekje për të larguar civilët para një sulmi përfundimtar mbi xhihadistët, që do të shënonte edhe fundin e kalifatit të Shtetit Islamik të shpallur nga militantët xhihadistë.

Të fundit