Flash News

KRYESORE

Kamp refugjatësh në Shqipëri, reagon Edi Rama pas Samitit të BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas mbajtjes së Samitit të Bashkimit Evropian, lidhur me debatin për çështjen e ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri.

Përmes një statusi në twitter, Rama thekson se ky lajm s’ka lidhje me planet e BE për refugjatët.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigante të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan kryeministri.

Të fundit