Flash News

KRYESORE

Kampi i refugjatëve/ Rama e mohoi, kancelari austriak: Shqipëria një mundësi

Gazeta ‘Der Spiegel’ shkruan se Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me ministrin e Brendshëm gjerman Horst Seehofer (CSU) ku temë e diskutimit ka qenë politika e emigracionit. Të dy politikanët ndajnë të njëjtin mendim Sipas deklaratave të tij, Austria po punon me një grup të vogël të vendeve të BE për planet për qendrat e pritjes për refugjatët jashtë BE.

I pyetur nëse një qendër e tillë pritëse mund të ngrihej në Shqipëri, Kurz tha: "Ne do të shohim”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘Anadolu Agency’ është shprehur se Shqipëria nuk e ka konsideruar asnjëherë opsionin për ngritjen e kampeve të refugjatëve sepse nuk mund të bëjë atë që refuzojnë të bëjnë shtete më të pasura dhe më të fuqishme se ky i joni.

“Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne”, ka thënë Rama.

Linku i gazetës gjermane 'Spiegel' http://www.spiegel.de/politik/ausland/oesterreich-plant-mit-einigen-eu-laendern-aufnahmelager-ausserhalb-der-eu-a-1212679.html

 

 

 

 

Të fundit