Flash News

KRYESORE

Kampion pas 26 vitesh; Partizani në kërkim të kohës së humbur

Kampion pas 26 vitesh; Partizani në kërkim të kohës së

Partizani është shpallur kampion dy javë para përfundimit të Kategorisë Superiore, pas fitores 2:1 në derbi ndaj Tiranës. Një titull i merituar për ‘demat e kuq’, që rikthejne kupën ne shtëpi pas 26 vitesh mungesë nën drejtimin e një ish-ikone të klubit si Skënder Gega.

Ndonese e filluan kampionatin si jo favorit, ata arritën të bënin diferencën, nisur edhe nga fakti se Skënderbeu ‘humbi rrugën’ këtë sezon; Kukësi vijon të mos këtë stabilitet për shkak të ndërrimit të shpeshtë të trajnerëve, ndërsa Teuta pati mjaft oshilaicione qe kur afroi disa lojtarë ne Janar, që nuk janë përshtatur ende me grupin.

Megjithatë, për Partizanin tani nisin vështirësitë. Stafi drejtues, së pari duhet të mbajë në skuadër disa nga futbollistët kryesor, si: Alban Hoxha, Egzon Belica, Jasir Asani, Lorenc Trashi dhe Esad Mala dhe Jurgen Bardhi.

Së dyti: ekipi duhet të bëjë një mekato të kujdesshme duke afruar pak lojtarë për të mos prishur harmoninë e grupit. Së treti: e shkuara ka treguar se Partizani ka gabuar në merkato, kështu që lipset që futbollistët që do të afrohen të jenë të aftë të bëjnë diferencën me futbollistët aktual, duke nisur nga para-eliminatoret e Champions League qe fillojne ne Korrik.

Të fundit