Flash News

KRYESORE

"Kampionatet janë mbyllur", - mjeku gjerman jep alarmin

"Kampionatet janë mbyllur", - mjeku gjerman jep alarmin

Coronavirusi ka ndalur futbollin në të gjithë botën. Ideja është që kampionatet të rikthehen normalisht, por duket se nuk do të ndodhë kështu. Mjeku i njohur gjerman, Jonas Schmidt-Chanasit, tregon se sezoni i rregullt me shumë mundësi është mbyllur.

“Nuk mendoj se ndeshjet do të rifillojnë në prill. Madje as me dyer të mbyllura, pasi njerëzit do të mblidhen në shtëpitë e tyre për t’i parë ato. Për mendimin tim futboll do të shikojmë vetëm në vitin tjetër, kur kjo situatë të ketë kaluar.

“Ky sezon nuk mendoj se do të mbyllet. Pandemia do të vazhdojë ende dhe për disa muaj dhe parësor është shëndeti”, mbyll mjeku gjerman.

Të fundit