Flash News

KRYESORE

Kampionati Botëror, ‘blindohet” Rusia nën masa të rrepta sigurie

Kampionati Botëror, ‘blindohet” Rusia nën masa të

Dje ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror i Futbollit në Rusi.

Siguria ka qenë një nga elementët më të diskutuar të këtij sezoni, e për këtë janë angazhuar me mijëra persona për mbarëvajtjen e tifozëve dhe lojtarëve.

Sipas mediave ruse, në shumë qytete ku do të zhvillohen ndeshjet janë instaluar plot 2 mijë kamera, të cilat monitorohen nga një staf i kualifikuar.

Kamerat e reja janë me teknologjinë e fundit me identifikim fytyre gjë që e bën më të lehtë për policinë identifikimin e personave të rrezikshëm, me precedentë apo të dyshuar.

Po ashtu, forca të shumta policore janë vënë në gatishmëri në raste të sulmeve terroriste. Pak kohë para nisjes së Botërorit organizata terroriste ISIS paralajmëroi se ka planifikuar shumë sulme terroriste, ndaj masat e sigurisë janë më të fuqishme se asnjëherë në Rusi gjatë kësaj periudhe.

Të fundit