Flash News

KRYESORE

Kampionati Botëror, faza e dytë nis me risi për ekipet pjesëmarrëse

Këtë të enjte mbyllet faza e grupeve dhe duke nisur nga dita e shtunë, Kampionati Botëror ‘Rusi 2018’ hyn në fazën e 1\8-ave për ekipet pjesëmarrëse.

Mirëpo, nga dita e shtunë do ta na bien në sy disa risi. Përveç zëvendësimit të katërt, një nga risitë e zbuluara deri më tani është topi që do të përdoret në fushën e lojës.

Ndryshe nga faza e parë, topi do të vijë i njëjtë, por me ngjyrë tjetër.

Prodhuesi “Telstar Machta” ka menduar se në këtë fazë ky top të ketë pamje më interesante me ngjyra të kuqe dhe gold.

Deri tani janë mësuar dy përballje për fazën e eliminimit direkt, Rusi-Spanjë dhe Portugali-Uruguai.

Të fundit