Flash News

KRYESORE

Kampionati i 70-të i peshëngritjes, Briken Calja shpallet kampion

Kampionati i 70-të i peshëngritjes, Briken Calja shpallet kampion

Kampionati i 70-të kombëtar i peshëngritjes është zhvilluar ditën e djeshme në ambientet e pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ku u shoqëruar me ndryshime të të gjitha kategorive të peshave trupore.

Në këtë garë ishin të pranishëm  kampioni i Evropës Briken Calja, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj.

Sportisti më i mirë i aktivitetit u shpall Calja i cili gjithashtu mori edhe titullin kampion në peshën deri në 73 kg.

Ndërkohë Daniel Godelli garoi në peshën deri në 81 kg, dhe Erkand Qerimaj në fund vendosi që të mos marrë pjesë në kampionat.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica u shpreh se ky kampionat ishte një test në prag të evropianit dhe botërorit.

Të fundit