Flash News

KRYESORE

Kampionët e flokëve janë Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio

Kampionët e flokëve janë Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio

Dy aktorët hollivudianë, Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio janë bërë bashkë për filmin "Once Upon a Time in Hollywood", i cili do të shfaqet në kinematë botërore në Korrik të këtij viti.

Një projekt që sjell dyshen më të mirë, po pritet me padurim dhe ndiqen me interes të madh daljet e tyre në çdo promovim të filmit.

Së fundmi ata janë parë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe nga media të ndryshme në gjithë botën (përfshirë dhe ne) janë komentuar që nga paraqitja e deri tek vështrimet.

Sikur vetëm njëri nga aktorët të dilte në një nga eventet e rëndësishme që zhvillohen kudo nëpër botë, përbën lajm dhe merr shumë vëmendje, e lërë më pastaj kur dy më të mirët bëhen bashkë.

Puhhh! Mind blowing (do thoshtë Emilia Clarke).

Por as për veshjen kësaj radhe dhe as për vështrimet joshëse, por për ata janë kampionët e flokëve. Krehja, ngjyra, rregullsia dhe gjithçka tjetër i bën ata kampionë me meritë të plotë.

Të fundit