Flash News

KRYESORE

Kampioni i botës i befason të gjithë, refuzon Real Madridin pa pendesë

Kampioni i botës i befason të gjithë, refuzon Real Madridin pa

Mesfushori i Chelsea, N'Golo Kanté, nuk ka ndërmend të largohet nga Londra. Madje, për të nuk ka rëndësi nëse një klub tjetër ofron më shumë.

“The Sun” raporton francezi ka refuzuar kalimin te disa klube big në Europë, duke përfshirë edhe Real Madridin. Kampioni i botës ka kontratë me londinezët deri në vitin 2023: "Në kokën time ekziston vetëm Chelsea. Dua të kem sezone të shkëlqyer këtu deri në vitin 2023", - ka deklaruar ai së fundmi.

"Chelsea është një klub kun jam rritur shumë dhe dua të vazhdoj me fitore këtu", - ka shtuar Kante. Me pak fjalë, ai nuk joshet nga asgjë tjetër. Mbetet besnik, si pak lojtarë të futbollit modern.

Të fundit