All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kampioni i botës rrëfen: Kurrë nuk do shkoja te Reali

Kampioni i botës rrëfen: Kurrë nuk do shkoja te Reali
All - Paragraf - 1

Futbollistët e kanë ëndërr kalimin te Real Madrid, por ka edhe nga ata që nuk e shohin veten për atë klub. Për shembull, mbrojtësi i Bayern-it, Lucas Hernandez, i cili ka deklaruar se nuk do t’i bashkohej asnjëherë "Los Blancos".

All - Paragraf - 3

Francezi verën e kaluar kaloi në Mynih për 80 milionë euro nga Atletico Madrid dhe ka bindur të gjithë me performancat e tij. Duke folur për mediat e vendit të tij, 23-vjeçari ka rrëfyer se Real Madrid ka patur interes për të, por ai as që e ka menduar si destinacion për të ardhmen e tij.

“Po, është e vërtetë se Real Madrid më donte, por jo verën e kaluar. Gjithsesi, sido të ishte oferta, unë nuk e pranoja dot, sepse shansin e parë ma ka dhënë Atletico dhe nuk i tradhtoja dot ngjyrat e klubit”, ka deklaruar kampioni i botës.

Të fundit