Flash News

KRYESORE

Kamza 23-vjet Bashki/ Cilat janë mediat që u vlerësuan me certifikatë

Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Kulturës në ditën e dytë të festimeve për 23-vjetorin e Bashkisë Kamëz, ishin të ftuar edhe gazetarë dhe përfaqësues të disa mediave, të cilat kanë pasqyruar në mënyrë të paanshme punën e bërë në këtë bashki.

Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, shpërndau certifikata “Mirënjohje Qyteti” për disa nga televizionet, gazetarët dhe mediat online.

Disa nga gazetarët që morën certifikatë honorifike ishin: Rezar Xhaxhiu, Beti Njuma, Alfons Zeneli, Jetmir Olldashi. Gjithashtu u vlerësuan me certifikatë edhe mediat: News 24, Ora News, Fax News, Shijak TV, Scan TV, Gazeta Telegraf, Politiko.al, Syri.net.

https://politiko.al/kamza-23-vjet-bashki-agron-tufa-dhe-shefqet-gjana-shpallen-qytetare-nderi/

Të fundit