Flash News

KRYESORE

Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet kultivuesi nga Vlora

Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet kultivuesi nga Vlora

Policia e Tepelenës sekuestroi 46 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe vuri në pranga poseduesin e saj.

Në sajë të operacionit të koduar ‘Kanionet’, policia arrestoi A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë pasi iu gjetën 46 kg drogë në banesë, ndërsa në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis.

“Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit,   si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A.Z. dispononte lëndë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  është organizuar dhe finalizuar  operacioni "KANIONET".

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr  dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis”, sqaron policia.

Të fundit