Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Oerd Bylykbashi
Edi Rama është njeriu që ka ndenjur më gjatë se kushdo në pushtet. Ka bërë çdo gjë për të qëndruar në pushtet. Ka qenë gati të bëjë edhe "aleancë me qelbësirat", që të rimerrte pushtetin e humbur, dhe e bëri. Edi Rama, me justifikimin se ndryshe nuk e mundte Sali Berishën, bëri në qershor 2013 paktin me krimin. Me "çelësin" e firmës për listat e kandidatëve, ai hapi nga brenda portën e kalasë (së korruptuar, por jo të kriminalizuar) së politikës dhe i futi kriminelët në parlament e më pas në bashki.
Kjo tashme nuk do prova. Që para zgjedhjeve të 2013 Edi Rama, Saimir Tahiri & Co. i paskan pasur idetë të qarta: në fillim pakt me krimin për të marrë pushtetin dhe më pas t'i hapnin rrugët bandave. Përgjimet e Habilajve tregojnë se vetëm një muaj pasi Edi Rama u bë Kryeministër dhe Saimir Tahiri Ministër i Brendshëm, Habilajt tentuan të trafikonin mbi 1,6 ton kanabis në Itali, por droga u kap nga karabinierët dhe ata shpëtuan paq pa u arrestuar (madje Habilajt e thonë se duhej të merrnin borxh për ngarkesën e re, pra ishin ende në fillimet e tyre).
Kjo tregon se këta kriminelë kishin marrë garancitë që në korrik 2013, kur Rama shpalli qeverinë e re dhe Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm që të operonin nga Shqipëria për sasi rekord, si kurrë me parë. Dhe kjo vetëm një muaj pasi Rama e Tahiri kishin bërë betimin. Ku e gjetën sasinë e drogës? Lazarati, i rrethuar me kordon policor prej shumë vitesh, me depot plot prodhim të mbetur stok, tashme ishte i lirë të zbrazte magazinat. Habilajt me sa dukej ishin kallauz perfekt. Të gjithë e dinë eksplozionin e kanabisit drejt brigjeve italiane dhe kufirit grek në periudhën nga shtatori 2013 derisa filloi operacioni ndaj Lazaratit.
Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Mos harroni, që në Mars e Prill 2014, PD denoncoi avionët e drogës, përdorimin e aerodromit të Gjadrit dhe fikjen e radarëve, ngriti Komision hetimor për drogën derisa prova ra nga qielli bashkë me avionin e Riformatos më 10 maj 2014 dhe ua mbylli gojën Ramës & Co. Ndërhyrja në Lazarat u duhej atyre tashmë si fashitje e skandalit. Në tetor 2013 Habilajt blejnë edhe makinën e Tahirit, e mbajnë në emër të tij dhe më këtë "imunitet" faktik kalojnë kufirin sa herë u duhet. Me 16 dhjetor 2013, Habilajt interceptohen nga Guardia di Finanza italiane duke thënë që Saimiri (hetuesit italiane supozojnë se ishte kushëriri i Habilajve, Saimir Tahiri) ka bërë 5 milion euro në një muaj.
Së pari, kuptohet habia e Habilajve që në vetëm 3 muaj ministër, ai kishte kapur këto shifra. Së dyti, kuptohet logjikisht që ky fakt është diçka që i referohet tetorit apo nëntorit 2013. Vërtet shumë shpejt! Po ka më keq. Po në përgjimin e asaj date, 16 dhjetor 2013, Habilajt e thonë : Saimiri shpenzon 5-20 milion euro në fushatë zgjedhore, madje nuk i mjaftonin (?!). A ka më ekuivok se cili qenka ky Saimir, politikan i lartë shqiptar sipas hetuesve-përgjues e që është kushëri i Habilajve, që bëka fushatë zgjedhore, harxhoka miliona euro në fushatë dhe në dhjetor ishte njeri me emër të rëndësishëm?
Po në cilat zgjedhje qenkan harxhuar nga Saimiri këto para, këta 5 milionë euro? Nuk ka asnjë ekuivok: zgjedhjet e 23 qershorit 2013 (biseda është përgjuar në dhjetor 2013). Pra, edhe pse në opozitë, pakti me krimin u paska siguruar paratë dhe rrjetin e blerjes së votave dhe pushtetin në atë vit. Të gjithë e mbajnë mend që opozita e re e PD e denoncoi shit-blerjen e votave që me protestën e tetorit 2013, edhe pse me kokë te ulur se kishte qenë ajo në qeveri dhe nuk kishte arritur dot ta ndalte këtë fenomen, e në fund humbi zgjedhjet edhe për këtë arsye.
Këto lidhje ndoshta shpjegojnë rritjen e shpejtë në hierarki dhe pushtet të Saimirit, këtij të riu ambicioz, që nga një shpjegues me shkumës ne dërrasë të zezë të deklaratave në hollin e selisë së PS (besoj shumë e kujtojnë me duar me pluhur shkumësi), u bë brenda pak vitesh njeriu i dytë më i fuqishëm i qeverisë. Një rritje vertikale që të lë pa fjalë! Këto lidhje e kjo mbështetje në lidhjet me krimin ndoshta shpjegojnë pse Saimir Tahiri ishte i vetmi deputet nga këta të rinjtë në dukje "normale" të PS që qëndronte sypatrembur në krye të 300 "spartanëve" të krimit që goditën me hunj e me sende të forta policinë më 21 janar 2011 përpara Kryeministrisë, kur ndërkohë protestuesit socialistë ishin ende tek Hotel Dajti.
Më pas erdhën zgjedhjet e Korçës në tetor 2013, lokalet e 2015, ato të Dibrës në shtator 2016 dhe në fund masakra e shit-blerjes së votave në shkallë vendi ne 2017, saqë ODIHR e vuri në vendin e dytë rekomandimin për luftë të fortë ndaj këtij fenomeni. Ja ku jemi pra. Italianët thonë që në 2017, vetëm në 10 muajt e parë janë kapur rreth 40 ton. Dihet nga burimet zyrtare se ajo qe kapin forcat e policisë janë 1/10 e asaj që arrin në brigjet e tyre, pra i bie që të jenë nisur 400 ton drejt Italisë. Kreu i prokurorisë antimafia italiane, Roberti, thotë se sasitë e kanabisit që po mbërrijnë në Itali janë rekord i paprecedent dhe po përmbytin fqinjin Apenin. Kjo, pa llogaritur atë që shkon në Greqi si dhe tonelatat që iu kapën këtu trafikantëve që nuk janë të lidhur me policinë.
Këto kapje rekord, kur tashmë flitet për tonelata dhe jo më për dhjetëra kilogramë apo kuintalë që trafikoheshin me mushka nga Lazarati në të kaluarën, sigurisht flet për një rritje eksponenciale dhe sofistikim të trafikimit dhe jo për "rilindje" të policive italianë dhe greke pas shtatorit 2013. Ato polici mbetën po ato që kanë qenë, thjesht kapin më shumë se kalon shumë më shumë.
Sasia është rekord, madje e tillë që ka ulur edhe çmimin me shumicë në Shqipëri. Nga 1800 euro/kg që përflitej në Jug në verën e 2015 për shkak të monopolizimit nga Habilajt, në më pak se 100 euro për kg në 2017. Tani, këta 'mavritë e qeverisë', krenohen se në 2017 janë mbjellë vetëm 60 mijë bimë. Po, a ka injorant që shpenzon para për të mbjellë sasi të reja kur tunelet, magazinat e hambarët janë plot?! As logjika më e thjeshtë e tregut nuk ta lejon. Kush është ai që investon më humbje?
Media raporton se Guardia di Finanza deklaroi në Tiranë gjatë vizitës së Ministrit të Brendshëm italian Minniti që në 2016, viti i mbjelljes dhe trafikimit rekord para zgjedhjeve të 2017, ishin mbjellë 219 mijë hektarë. Pra nëse kjo është e saktë, janë plot 2 miliardë e 190 milionë metra katrorë (?!?!?) "Ustallarët" të thonë që një bimë kërkon 1 m2, pra aritmetika na thotë që janë mbjellë 2 miliardë e 190 milionë bimë. Një bimë jep një kg, pra qenkan prodhuar 2 miliardë e 190 milionë kg?! 2 milion e 190 mijë ton?! Po edhe sikur 1/100 të jetë e vërtet janë mbi 20 mijë ton. Edhe kaq të lë pa frymë! Por, kur me 5 milionë eurot fitim mujor të Saimirit që i harxhonte në një fushatë stërfitohen zgjedhjet në një qark dhe kur me 20 milion euro mund te blesh të gjithë zgjedhjet, çfarë gjëme ka ndodhur me zgjedhjet në 2017?
Video selfiet e kryeministrit në breg të detit, ku hakërrehet se do bëka një plan sekret për të luftuar lidhjet e krimit me politikën, bëjnë të qeshin edhe çakejtë ndër male, po paktin sekret me krimin nuk e fshehin. Nuk e fshehin me shoshë këtë pakt kriminal të Edi Ramës.
Edhe agjentët e FBI që po vijnë në Tiranë nuk janë gjë tjetër, veçse "pranga" te partnerëve në duart e këtij Puparoje të krimit që nuk po di të ndalet në marrëveshjen e tij me krimin. Giovanni Falcone thoshte: ndiq paranë dhe do të gjesh Mafian. Po të ndjekësh rrugët e nëndheshme të këtij lumi parash kriminale, të gjitha linjat e kësaj metroje që shtrihet si metastaza kanceri nën lëkurën e shoqërisë, politikës dhe shtetit, të çojnë te Rama dhe pakti i tij me krimin në 2013.
Saimir Tahiri ishte vetëm stacioni i parafundit i kësaj linje metroje, për momentin i mbyllur për riparime kapitale. Po kjo nuk është linja e vetme e kësaj metroje, ku stacioni qendror e ka emrin me germa kapitale EDI RAMA.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38