Flash News

KRYESORE

Kanadaja do lehtësojë vizat për shqiptarët, këto janë tre kategoritë e para që përfitojnë

Kanadaja do lehtësojë vizat për shqiptarët, këto

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmed Hussen, me të cilin diskutoi për marrëveshjen për pensionet, një çështje me shumë interes për shqiptarët në Kanada. Gjatë bisedës u tha se draft marrëveshja është finalizuar dhe të dyja palët janë gati ta firmosin.

Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ishte një tjetër temë e rëndësishme e prekur në takim. Hussen informoi Majkon se Kanadaja po ndërmerr një reformë për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes, veçanërisht për studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada.

Të fundit