Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Kanbizimi/ Sandër Lleshaj ultimatum drejtuesve: Keni afat deri në 15 qershor, dua sukses spektakolar këtë vit
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka dhënë urdhër të prerë strukturave të policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese që të marrin të gjitha masat në luftën kundër kanabisit në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Lleshajt, jo vetëm për sigurinë e qytetarëve, por edhe për faktin se lufta ndaj kanabisit është një ndër prioritetet kyçe për integrimin e vendit në BE, drejtuesit kanë afat deri më 15 qershor, më pas sipas ministrit ata do të jenë përgjegjësit e parë për çdo bimë që kapet.
“Dua sukses spektakolar këtë vit, kërkohet kontroll rigoroz i territorit nga të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për këtë drejtim, Policia e Shtetit, policia vendore, inspektorate etj.
Çdo bimë që kapet deri më 15 qershor është meritë e juaja në territorin e vendit, çfarë kapet më pas është përgjegjësi juaj”, tha ministri, i cili u ndal edhe te lista e gjatë e personave në kërkim.
“Krimi i organizuar mbetet sfida e madhe dhe kërkon angazhimin e të gjitha strukturave për të thelluar punën e bërë që vendi të plotësojë parametrat e sigurisë i qytetarëve dhe në kuadër të integrimit në BE.
Kapja e personave në kërkim, është prioritet i madh, pasi është një listë e gjatë personash që i janë shmangur drejtësisë prej vitesh, janë qindra persona edhe pse ka një vendim gjyqësor të formës së prerë për ta, lista nuk është sekret i kalon rendit të tre shifrave.
Detyra është reduktimin e listës, me emra konkretë. Kërkohet bashkëpunim me qytetarët, koordinim me agjencitë partnere në BE, apo më tej, pasi një pjesë janë larguar jashtë vendit”, tha Lleshaj.