Flash News

KRYESORE

Kancelarja Merkel kërkon zgjidhje me dialog për konfliktin në Libi

Kancelarja Merkel kërkon zgjidhje me dialog për konfliktin në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon një zgjidhje diplomatike në Libi. në shtetin afrikano-verior vazhdon konflikti, ndërkohë që edhe Turqia e po ashtu Rusia janë kthyer në aktorë në këtë territor.  Merkel kreu dy bisedave telefonike të veçanta, me presidentin turk Reçep Tayyip Erdogan dhe atë rus, Vladimir Putin.

"Është rënë dakord për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike", tha një zëdhënës i kancelares Merkel.

Kurse ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, paralajmëroi se konflikti libian mund të shndërrohet në kaos dhe të bëhet si Siria. Turqia ka në plan që të dërgojë trupa në Libi.

Në këtë vend aktualisht janë dy qeveri, ajo që mbështetet nga OKB-ja e që është me seli në Tripoli dhe që udhëhiqet nga Fayez Serraj dhe qeveria tjetër që udhëhiqet nga komandanti Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Ky i fundit mbështetet nga Rusia, Kina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania e nuk po lejon shtrirjen e autoritetit të qeverisë që njihet nga OKB-ja. Ndërkohë Rusia ëhstë kundër vendosjes së trupave turke.

Të fundit