Flash News

KRYESORE

Kancelarja Merkel nuk do që të hiqen sanksionet ndaj Rusisë

Kancelarja Merkel nuk do që të hiqen sanksionet ndaj Rusisë

Kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është kundër heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ajo deklaroi se masat shtrënguese nuk do të shfuqizohen, derisa sovraniteti i Ukrainës të respektohet plotësisht.

"Derisa të bëhet përparim në këtë drejtim, sanksionet nuk mund të shfuqizohen. Ato mund të hiqen vetëm nëse Krimeja i kthehet Ukrainës", tha Merkel pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Të dy diskutuan edhe për marrëveshjen e paqes të arritur në Minsk. BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirje të aseteve dhe bllokim të marrjes së vizave për individë dhe entitete ruse, pasi Moska pushtoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014, dhe nga ajo kohë mbështet separatistët në lindje të Ukrainës. Konflikti ka shkaktuar 13,000 persona të vdekur.

Të fundit