Flash News

KRYESORE

Kanceri i prostatës, simptomat që nuk duhet t'i anashkaloni

Kanceri i prostatës, simptomat që nuk duhet t'i anashkaloni

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm i njerëzve në Britani të Madhe. Një në shtatë burra britanikë aktualisht vuajnë nga kanceri i prostatës dhe rreth 47,000 burra në Britani të Madhe diagnostifikohen me këtë sëmundje çdo vit.

Për fat të keq shumë meshkuj nuk përjetojnë ndonjë simptomë të këtij lloj kanceri, ndaj është shumë e vështirë për t’u zbuluar.

Nëse jeni të shqetësuar nga simptomat e mëposhtme, ju duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.

Mungesa e dëshirës seksuale

Nëse keni mungesë të dëshirës seksuale, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës në fazën e vonshme. Megjithatë mund të jetë shenjë e një gjendje më pak serioze, por gjithsesi këshillohuni me doktorin.

Dhimbje të trupit

Dhimbja në eshtrat tuaja si në brinjë, krah ose shpinë mund të jetë një shenjë e këtij kanceri.

Humbja e oreksit

Humbja e oreksit ose dëshira për të ngrënë gjërat që normalisht do të donit, mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës në fazën e hershme.

Simptomat e kancerit të prostatës janë jashtëzakonisht të pakta dhe shpesh nuk ka fare, prandaj meshkujt këshillohet të kryejnë vizita mjekësore herë pas here.

Të fundit