Kanceri i zorrës së trashë: Faktorët ndikues dhe trajtimet; ndër ta ndërhyrja e re në spitalin Hygeia

Kanceri i zorrës së trashë është një formacion tumoral me qeliza tipike që rriten në muret e zorrës së trashë. Prek gradualisht të gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë. Ky lloj kanceri renditet i dyti në listën e tumoreve për nga përqindja e vdekshmërisë. Ky kancer prek të dyja gjinitë; është më i përhapur te moshat 50-vjeç e lart,por së  fundmi ka pasur rritje dhe te të rinjtë.

Ekzaminimi që kryhet dhe ndihmon në diagnostikimin në kohë dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë është kolonoskopia.
Përsa i përket trajtimit tri janë shtyllat e trajtimit të këtij lloj kanceri:
-Kirurgjia
-Trajtimi me kimioterapi
-Trajtimi me radioterapi
Janë mjekët specialistë që vendosin se cila prej kurave do të aplikohet e para, apo do të bëhet një kombinim i tyre.

Spitali Hygeia jep zgjidhje me metodat më të avancuara dhe me mjekët profesionistë. Doktor Cele BAHADIR i spitalit Hygeia na shpjegon mbi rastin e trajtuar. 

“Bëhet fjalë për rastin e një mashkulli të prekur nga ky kancer, atij i është dëmtuar një pjesë e zorrës së trashë dhe pas kimioterapive dhe radioterapisë, jemi në fazën e ndërhyrjes me laporoskop. Pasi masa tumorale është zvogëluar, ajo çfarë ne bëjmë me këtë ndërhyrje është eliminimi i plotë i saj. Përdorim këtë lloje ndërhyrje, dhe jo atë klasike, që pacienti të mos ketë dhimbje dhe koha e tij e rikuperimit të jetë më e shkurtër dhe më efikase”- thotë doktori.

Faktorët e riskut të zorrës së trashë:

mosha mbi 50-vjeç;

histori familjare të diagnostikuar më parë me kancer të zorrës së trashë;

dieta e pasur me yndyra shtazore dhe e varfër në fruta perime;

duhanpirja;

mbipesha;

jeta pa shumë aktivitet fizik;

sëmundjet inflamatore  të zorrës;

sëmundje të trashëguara që prekin zorrën e trashë.

Për këtë këshillojmë një jetë sa më aktive, ushqim të shëndetshëm dhe eliminimin e duhanit.

*Advertorial