Flash News

KRYESORE

Kandidat për Asamblenë e Shtetit. Kush është shqiptari mbështetës i Trump që garon për New York-un

Kandidat për Asamblenë e Shtetit. Kush është shqiptari

Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ.

Sipas gazetës ‘Illyria’, nëse zgjidhet, Kepi do të jetë anëtari i dytë në historinë e komunitetit në dhomën e ulët të legjislativit në Albany.

Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm dhe masiv të segmentit shqiptar në Paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në Neë York. E etiketuar si Parada Shqiptare, pjesa kuq e zi e këtij marshimi është bërë ngjarja më masive e komunitetit shqiptar në dekadën e fundit. “Një det kuqezi që përmbyt Avenune e Gjashtë, me muzikë, valle, e krenari shqiptare.”

Në politikën amerikane, Kepi është dalluar si mbështetës i Presidentit Donald Trump. Ai është ftuar në një rast nga CNN bashkë me një grup votuesish që ende mbështesin presidentin për të shpjeguar për Amerikën arsyet e përkrahjes së tyre.

Në politikën lokale, ai ka punuar në vite me ish-Senatorin e Shtetit, Marty Golden, në Brooklyn.

Në komunitetin shqiptar është aktiv me Federatën Vatra dhe Ligën Qytetare të ish-kongresistit Joe DioGuardi.

Të fundit