Flash News

KRYESORE

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Dashamir Shehi: Do e diskutojmë, por nuk është tani momenti për këtë temë

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Dashamir Shehi: Do e

Dashamir Shehi nuk ka përjashtuar një kandidim të tij për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, nëse kjo i propozohet nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare.

Në intervistën për ‘Report Tv’, pyetjes nëse është i gatshëm si katër vite më parë për të kandiduar për bashkinë më të madhe në vend, Shehi nuk i dha një përgjigje të prerë, por theksoi se tani nuk është momenti për të folur për këtë çështje, për të cilën do të diskutojë në kohën e duhur.

“Kjo është një temë që nuk është momenti për ta gjykuar tani. Këtu qarkullojnë lloj lloj zërash. Nuk është momenti, por do e diskutojmë. Unë e gjykoj se brenda opozitës mund të ketë njerëz edhe më të rinj dhe më energjikë se unë”, u shpreh kreu i LZHK-së në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’.

Deputeti theksoi se problemi më i madh i opozitës për zgjedhjet lokale është ndarja territoriale, e cila duhet të korrigjohet.

“Ndarja territoriale është në dëm të opozitës. Unë doja që opozita të ishte pjesë e ndarjes territoriale dhe ishte një gabim që nuk u bë pjesë”, tha ai.

Sa i përket një ndryshimi të mundshëm pushtetesh në Shqipëri, Shehi tha se është optimist se shqiptarët do të reagojnë pozitivisht, pasi u ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri.

“Unë kam optimizmin se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundëve me këtë qeveri grabitqare dhe do reagojnë në mënyrë pozitive. Nuk them se këtej nga krahu jonë është mrekullia”, tha Dashamir Shehi.

Dashamir Shehi kritika Erion Veliajt për propagandën: Paguan gazetat e huaja; ku është ndryshimi i Tiranës?

Të fundit