Flash News

KRYESORE

Kandidatët e LSI pranojnë mandatin, ish-ministri i krahason me lulet artificiale mbi varreza

Nga sot, kanë konfirmuar mandatin e deputetit katër kandidatë që pasojnë në listat e LSI-së, pasi KQZ nisi procedurën e zëvendësimit të vakancës në Kuvend, me dorëheqjet e opozitës.

Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi kanë dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  formularët e dekriminalizimit, si hapi i parë për marrjen e mandatit të deputetit.

Ish-ministri i LSI , Ylli Manjani ironizon qëndrimin e tyre dhe përmes një statusi në rrjetet sociale i krahason me lulet artificiale mbi varreza.

"Tashmë Parlamenti po merr formën e një varreze ku prehet Rilindja . Deputetët e listave që hyjnë janë lulet artificiale mbi të...", shkruan me ironi Manjani.

Të fundit