Flash News

KRYESORE

Kandidatët për KLGJ dhe KLP, Vasili: Ndjekje penale për sekretarin e Kuvendit, ka manipuluar procesin

Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili në dalje për mediet, ditën e sotme, e ka konsideruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për KLP dhe KLGJ, është i manipuluar.

Vasili në fjalën e tij i bënë thirrje Prokurores së përgjithshme Arta Marku që të ndjek penalisht sekretarin e Kuvendit të Shqipërisë Genci Gjonçaj, pasi sipas tij ai ka manippuluar këtë proces.

Deklarata e plotë:

 Grupi mbështeti qëndrimin e deputetit të LSI-së Nasip Naco anëtar i komisionit përkatës në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqsorit.

Grupi konstatoi që kemi të bëjmë me këtë proces i cili tashmë është publik dhe faktikisht është denoncuar publikisht, kemi të bëjmë me një proces dhe me një listë të manipuluar në më tepër se gjysmën e saj, me fshehje të rekordeve të kandidatëve , me përfshirje të kandidatëve të cilët shkelin dukshëm apo nuk plotësojnë kriteret e vendosura qartësisht dhe rigorozisht në ligj dhe në Kushtetutë, klasifikimi i tyre dhe njëkohësisht përzgjedhja e tyre për të shkuar në Seancën Plenare.

Një listë e tillë e manipuluar, një proces i tillë i manipuluar është një atentat që mund ti bëhej reformës në drejtësi, është një atentat i cili ka dëmtuar rënd legjitimitetin e saj, besueshmërinë e saj para opinionit publik i cili ka pritur një reformë të paanshme dhe në zbatim vetëm e vetëm të ligjit e të kushtetutës së vendit dhe njëherazi i ka dhënë dhe një goditje procesit të integrimit Evropian i cili lidhej ngushtësisht me zbatimin e kësaj reforme.

Është konstatuar gjithashtu dhe një dukuri tjetër akoma më e rëndë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili do të ishte garanti i integritetit të implementimit të reformës në drejtësi, ky operacion i monitorimit do të përbëhej nga specialist të njohur të vënë në dispozicion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga BE ka dhënë qartësisht opinionin e tij, në mënyrë të pavarur dhe me integritet, opinione të cilat u rrëzuar, u përbuzën dhe u refuzuan nga mazhoranca e cila po bën një luftë të vetme, atë të kapjes së reformës në drejtësi dhe kandidatë të cilët u përjashtuan nga kandidat të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për pamundësi morale për të vazhduar konkurrimin, por përkundrazi janë klasifikuar të parët nga instrumentet e mazhorancës në Kuvend. Kuvendit do t’i vihen përpara persona pa integritet moral në thyerje krejtësisht flagrante të ligjit.

Në Momentin që ONM është i kompromentuar, i të procesi është dëmtuar rëndë, dhe si i tillë është një këmbanë alarmi për të gjithë popullin shqiptar dh për motivet e forta që e shtynë atë ë protestojnë në 27 janar.

Njëherazi i bëj thirrje prokurorisë shqiptare, nëse ajo ka paanësi, të filloj ndjekjen penale për Sekretarin e Kuvndit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, i cili ka manipuluar thellësisht këtë proes të manipulimit të listave që nga fshehja e rekordeve të kandidatëve, manipulimi i ONM, pra ka shkelur detyrën.

 

Të fundit