Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kandidati favorit për president në Maqedoninë e Veriut: Premtimet e mia për shqiptarët
Stevo Pendarovski është kandidati favorit për tu zgjedhur president i Maqedonisë së Veriut, që do të organizohen me 5 maj. Përfaqësuesi i partisë qeveritare, LDSM, kërkon votën e shqiptarëve duke hedhur poshtë informacionet që qarkullojnë se ai është anti-shqiptar.
“Më vjen keq që disa njerëz të cilët i njoh dhe më njohin ranë prè e këtyre provokimeve, që me gjasë duke dashur të fitojnë sa më tepër vota hynë në një propagandë që ishte model i Mijallkovit dhe Gruevskit para disa vitesh. Fatmirësisht që jemi vend i vogël dhe njihemi. E dinë njerëzit se kush kam qenë në të nëntëdhjetat dhe sot dhe e dinë se nuk kam qenë këshilltar i Johan Tarçullovskit por kam qenë këshilltar për Siguri Kombëtare i Boris Trajkovskit, i cili e bëri Marrëveshjen e Ohrit. Apo fliten nebuloza se në ’97-ën të kem qenë fajtor për arrestimin e Rufi Osmanit. Zoti Osmani në 2014-ën publikisht ma dha mua mbështetjen dhe jo kandidatit të VMRO-DPMNE-së. Dhe ai nuk do të jepte mbështetjen vetëm ashtu, nëse unë do të kisha pasur lidhje me arrestimin e tij, sqaroi ai ne nje interviste per 'Zerin e Amerikes'.
Pendarovski premton se nëse fiton, do përpiqet të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa ndasi etnike. “Unë e ofroj këtë, një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit, ku nuk do të ketë komunitet etnik të rendit të parë dhe të rendit të dytë a të tretë, kështu që kjo përfshirje në shtetin dhe shoqërinë e Maqedonisë është receta e vetme për suksesin e këtij vendi për të gjithë këtu. Shqiptarët janë komunitet i rëndësishëm dhe duhet ta gjejnë vendin e tyre edhe në institucionet e sistemit; Që ta duan këtë shtet, që të jenë më lojal ndaj shtetit – shteti duhet të tregojë se është edhe i tyre dhe jo vetëm i dikujt, por shtet i të gjithëve!”, përfundoi ai.