Flash News

KRYESORE

Kandidati i partisë së Erdogan pranon humbjen: Të përqëndrohemi te e ardhmja

Kandidati i partisë së Erdogan pranon humbjen: Të

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Jildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit të opozitës, Ekrem Imamoglu.

“Mendoj se sot është dita të lëmë mënjanë hatërmbetjet dhe të përqëndrohemi tek e ardhmja. Nëse kam bërë ndonjë gabim, ose nëse jam treguar i padrejtë me rivalët dhe banorët, me apo pa dashje, tani u kërkoj bekimin e tyre. Shpresoj që zgjedhjet t’i shërbejnë të mirës së vendit”, deklaroi Binali Yildirim, kandidati i partisë në pushtet AK.

Vetë Presidenti Erdogan u shfaq në mbështetje të ish-kryeministrit të tij dhe në vijën e parë të një fushate elektorale për këto zgjedhje të pjesshme lokale që perceptohen si një referendum për politikat e tij dhe si një test për demokracinë e trazuar të Turqisë.

“Do të ishte e dobishme të fillonim një konsolidim të (qeverisë) Ankarasë dhe të Stambollit (bashkisë). Mendoj se votuesit e Stambollit do të japin verdiktin e duhur”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Votimi i së dielës u mbajt pas anulimit të debatueshëm nga ana e zyrtarëve të zgjedhjeve të fitores së parë historike të zotit Imamoglu në mars, për teknikalitete pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan e kundërshtoi humbjen e kandidatit të tij.

Autoritetet e zgjedhjeve i hodhën poshtë pretendimet e partisë AKP së Erdoganit për manipulime, por urdhëruan rivotimin me argumentimin se disa nga fletët e votimit ishin të palexueshme. Opozita e dënoi vendimin dhe tha se votimi i së dielës ishte më i rëndësishëm se sa thjesht për të përcaktuar se kush do ta udhëhiqte qytetin.

Vëzhguesit thonë se strategjia e Imamoglus për të shmangur politikën polarizuese dhe premtimi për gjithëpërfshirje, luajtën rol kyç në fitoren e CHP-së. Me një popullsi të regjistruar prej 10.56 milionë banorësh, Stambolli përfaqëson 1/5-tën e vendit me popullsi prej 82 milionë banorësh.

Të fundit