Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kandidati i PD që refuzon të hyjë në parlament: Më kanë ofruar miliona dhe privilegje personale
Skerdilaid Sulozeqi është një nga kandidatët e Partise Demokratike që është thirrur nga KQZ-ja për tu bërë pjesë e parlamentit pasi djegies së mandateve nga deputetet. I renditur në vendin e 10-të në qarkun e Vlorës, ai argumentin se refuzon të behët pjesë e ‘opozitës së rë’, duke refuzuar miliona dhe privilegje personale per besnikeri dhe moral.
Në një statusi në ‘Facebook’, Sulozeqi shton se “une besoj se Shqiperia do eci perpara me Lulzim Bashen kryeminister dhe Partia Demokratike do jete promotori i zhvillimeve ne vend, per ta bere Shqiperine si gjithe Europa”.
Vendimi i opozitës për djegien e mandateve u propozua nga kryetari Lulzim Basha, pas protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë me argumentin se ishte i vetmi mjet i mbetur te pasur zgjedhje të ndershme dhe të lira permes ne qeverie tranzitore.
Statusi i plote:
Djegia e mandatit!
Jam rritur, edukuar e mesuar te tregoj respekt dhe te kem moral ne jete.
Jam mesuar te jem korrekt me njerezit, e te trokas kur hyj ne nje dere.
Jam mesuar te them faleminderit dhe te lutem, te ndihmoj sa mundem te moshuarit, grate dhe femijet e cdo mik e shok.
Jam mesuar te respektoj miqte, e te mbaj fjalen.
Jam mesuar ta dua Partine Demokratike qe femije.
Jam mesuar te besoj te njerezit dhe kur nuk njihem shume me ta.
Une dogja mandatin e deputetit, refuzova miliona dhe privilegje personale per besnikeri dhe moral, per njerezit qe me kane besuar dhe votuar.
Faleminderit te gjithe votueseve dhe banoreve te Sarandes, Ksamilit, Berdeneshit, Shelegarit e gjithe zonave perreth qe me kane respektuar e votuar.
Faleminderit te gjithe shokeve e miqve te mij te shumte per cdo interesim qe kane shfaqur ndaj meje.
Interesi im i kalon kufijte e personales ne momentin qe besoj te parimet dhe vlerat.
Dua qe ashtu sic une jam krenar per tim ate, te jene dhe femijet e mi per mua.
Sic besoj qe Lulzim Basha, forumet dhe kryesia e partise ka besuar te ata njerez qe i vendosi ne lista, tani me shtohet bindja qe me tej duhet ecur me njerez qe kane dhene dhe japin prova, jo me lojtar borxh sic u be ne listen e Partise Demokratike ne Qarkun e Vlores, te cilet braktisen anijen. O mbytemi te gjithe o shpetojme te gjithe, eshte parimi.
Kurre me me lojtare borxh!
Nuk gjykoj kerrkend qe e pranoi, madje nder ta ka djem shume te mire, por secili eshte zot i vetes dhe ka gjykimin e vete.
E se fundmi une besoj se Shqiperia do eci perpara me Lulzim Bashen kryeminister dhe Partia Demokratike do jete promotori i zhvillimeve ne vend, per ta bere Shqiperine si gjithe Europa.