Flash News

KRYESORE

Kandidati i PD-së kritikëve të Bashës: Analizë e rezultatit zgjedhor? Çmenduri dhe absurditet

Kandidati i PD-së kritikëve të Bashës: Analizë e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Fitim Zekthi kandidati i PD për qarkun e Elbasanit ka reguar ndaj deklaratave të grupit ‘Anti Basha’ për një analizë të rezultatit zgjedhor të cilat çuan në humbje të kësaj force.

Statusi i plotë:

Përpos shumë sëmundjeve të komunizmit që nuk shqiten në vendin tonë, sa herë ka zgjedhje shfaqe edhe kjo sëmundja e analizës se humbjes që duhet te beje partia. Kjo ehste nej cmenduri dhe absurditet pa kuptim. C'do te thote te "bejme analizen e humbjes (apo edhe fitores kur vjen)". Si behet nje analize e nje rezultati zgjedhor, si e ben partia nje analize te tille? Ne kohen e komunzmit partia ne kongrese apo pleniume mbante nje raport mbi punen.... raport qe hartohej nga kryetari a sekretari i pare dhe ky raport miratohej nga te gjithe.

Ne ate raport ishte analiza e gjithe "punes apo arritjeve te partise" . Keto raporte vinin ne dukje edhe "dobesite" dhe pergjegjesit, edhe justifikohej lufta.Pas vitit 1991 thuajse te gjitha partite ne Shqiperi, ne menyre te pakuptimte kane "bere analiza" te rezultateve te zgjedhjeve. Kryesisht keto analiza kane konsistuar ne mbledhje partie ne rrethe apo dege ku fajesohet kot me kot dhe kuturu (sipas dijes dhe ineteresit te anetareve, drejtuesve ap[o kryetareve te degeve) ky ai apo faktor, ky apo ai njeri p[er humbjen.

Ne fund behej nje "analize" apo nje raport i madh ne kongres apo keshill kombetar. Analiza e rezultatit te zgjedhjeve, arsyet e humbjes apo fitores jane ceshtje shkence, jane ceshtje e politologjise dhe sociologjise politike. Studiuesit i marrin nje per nje variablat dhe masin peshen e tyre nje per nje ne menyre qe te kuptojne se pse humbi apo fitoi partia duke i pare ato ne kontekst. Ata pikezojne sjelljen e votuesit, perkufizimin qe i ben nje parti vetes dhe kundershtarit, programin, besueshmerine, inteligjencen emocionale, ekipin etj etj.

Edhe keto analiza te studiuesve jane ne shume raste te diskutueshme sepse dikush niset nga nje premise e ndryshme apo nga nje predispozite apo pikepamje e ndryshme nga ajo e tjetrit Ndersa sa i takon analizave te partise, dihet ajo nuk do te therrase nje ekip politologesh qe ti thone se zgjedhjet u humben per kete apo ate shkak pasi te kene bere nej studim te hollesishem. Cdokush ne parti do te beje nje analize te tijen krejtesisht subjektive dhe pa njohjen teorike per ta bere kete analize, cdokush do te beje nje analize i mbytur nga emocionet e tij dhe i drejtuar me se shumti nga interesat e veta, inatet e veta qe nuk jane ato te kersherise shkencore, pra nuk jane neutrale.

 Per kete arsye partia demokrate ne SHBA nuk mbledh komitetin kombetar te analizoje humbjen e Klinton, per kete arsye May ne Britani nuk mbledh konventen kombetare per te bere analizen e rezultatit te para nje muaji, per kete arsye Bashkimi per Republiken ne France nuk mbledh forumet e medha per te bere analiza per humbjene Fillon.

Per kete arsye partite ne Europe dhe Amerike te Veriut nuk bejne analiza sepse eshte qesharake qe partia te beje analiza. Ne nje parti njerezit, anetaret shprehin mendimin e tyre, bejne secili analizen e tyre degjojne mendimet e te tjereve dhe votojne per ta konfirmuar apo rrezuar liderin qe ka humbur zgjedhjet. Duket idiotesi qe ne PD thone qe duhet kohe qe te bejme analizen e humbjes. Sot ne bote i vetmi vend demokratik ku partia ben analize eshte India, ku partia Aam Admi beri analize per rezultatin ne Punjab. Vende te tjera mund te permendim Korene apo Vietnamin. PD-se nuk i shkon ky badallalleku i "analzies" qe do beje partia. Nqs e kane Bashen, sic duket qe kane, le ta thone qe analizen e duan si per ate qe ajo duhej ne pleniume.

Të fundit