Flash News

KRYESORE

Kandidati i PS për Bashkinë e Burrelit, më 21 janar në 'grupin e zjarrit' të Gardës  

Kandidati i PS për Bashkinë e Burrelit, më 21 janar në

Agron Malaj, kandidat zyrtar i listës së Partisë Socialiste për Bashkinë e Burrelit, nuk është një emër i panjohur për median dhe debatin politik në Shqipëri. Emri i tij u lakua pas protestave të 21 janarit, ku mbetën viktima katër protestues të opozitës, që asokohe udhëhiqej nga Edi Rama. Kur erdhi në pushtet PS, një prej akteve të para të Saimir Tahirit ishte shkarkimi nga detyra në Gardë i Malajt.

Agron Malaj, gjatë protestëts së 21 janari 2011, ishte komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës. AI ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga Tahiri. Malaj bashkë me 9 gardistë të tjerë u etiketuan si “grupi i zjarrit”.

Më pak se 6 vjet pas përjashtimit nga Garda dhe 8 vjet pas protestës tragjike të 21 janrit, Malaj e sheh veten pranë majës së karrierës politike, por jo në radhët e Partisë Demokratike, siç mund të mendohej, por të PS.

Para se të listohej nga Rama pardje si kandidat për bashkinë Burrel, ai u zgjodh kryetar i PS për Matin dhe u emërua drejtor i OSHEE-së për këtë qark.

Të fundit