Flash News

KRYESORE

Kandidati i LSI-së i kthehet Spiropalit: Doje qeverinë e besimit?..Po tani?

Kandidati i LSI-së i kthehet Spiropalit: Doje qeverinë e besimit?..Po

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në për Shkodrën, Dritan Ylli ka rikujtuar polemikën e tij me socialisten Elisa Spiropali kur LSI kishte kërkuar “qeveri besimi” për të bërë të mundur praninë e opozitës në zgjedhje.

Asokohe, Spiropali ironizoi duke përmendur “qeveri pabesie”, deklaratë që shkaktoi mjaft reagime. Ylli ju përgjigj duke e quajtur arrogante.

Sot, Ylli flet me sigurinë e atij që koha i dha të drejtë.

Vërtetë se desh e harruam ! Kur LSI kërkoi Qeveri te besimit per zgjidhjen e krizes, nje shoqe zedhenese kandidate, tha se nuk e duam “Qeverine e besimit te pabesise” …Po tani ?…. Nejse, e rendesishme eshte qe mori fund absurdi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozites ! Tashmë do ketë garë të hapur dhe qytetarët do dinë të vlerësojne dhe votojne forcen serioze, koherente dhe që ndryshe nga të tjerat, ju ka qëndruar kauzave të saj ne sherbim te interesave te vendit dhe qytetareve, deri në fund… 

Të fundit