Kandidati nga lista e PD-së Tiranë, pranon mandatin e deputetit

Halit Valteri nga lista shumëemërore e PD-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke pranuar mandatin e deputetit. Ai ka qenë i 41 në listën e PD-së në Tiranë.

Kujtojmë që dy ditë më parë dhe kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri dorëzoi formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Jenishehri, ishte në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, me numrin 46 e do të zëvendësojë Fatmir Mediun.