Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kandidati për Avokat të Popullit krah Bashës , numëron argumentet kundër kritikëve të kryedemokratit
Pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë, ku u përjashtuan një pjesë e fikurave të Partisë Demokratike, kritikët e kryedemokratit Lulzim Basha kërkuan edhe dorëheqjen e tij.
Por kandidati për Avokat të Popullit, Jordan Daci ka dalë kundër kritikëve nëpërmjet një analize, përmes së cilës numëron argumentet kundër ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Nga avokat Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI
Që prej bërjes publike të emrave të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike media është mbushur me plot shkrime, thirrje, parulla e deri edhe ofshama kundër kësaj liste dhe kundër z. Basha. Ofshama që, më shumë sesa keqardhje për Partinë Demokratike, ngjajnë dhe janë, në thelb, ofshama mjerimi për pushtetin që do t’u mungojë, ofshma dëshpërimi se s’do kenë mundësi të nënshkruajnë më koncesione, ofshama se s’do kenë mundësi të punësojnë në shërbim diplomatik njerëzit e tyre dhe as nuk do të mundin të marrin më ndonjë titull akademik të radhës, duke përdorur pushtetin, apo ofshama se do t’u mungojë krekosja me pasaporta diplomatike në sallonet diplomatike të Evropës etj. Aq mjerane ishin këto ofshama sa midis tyre kishte edhe nga ato që mundoheshin që, nëpërmjet një primitivizmi intelektual, nën maskën e sakrifikuesit dhe adhuruesit të Partisë Demokratike merrnin guximin të ftonin në skuadrën e “sulmit” edhe liderin historik të PDsë, Profesor Berishën. Normalisht, të tentosh një gjë të tillë “manipulimi” tëBerishës ka dy mundësi: ose je komplet delirant; ose je aq i dëshpëruar sa shpreson tek e pamundura. Të shpeshta ishin rastet kur këto ofshama bëheshin në mbrojtje dhe për hir të moralit. Ndërkohë, që në çdo rast, thuajse, harrohet fakti që morali në vetvete nuk mund të dalë nga imoraliteti dhe as nga një person imoral. Sigurisht, shumë nga këto persona janë të tillë, sepse predikojnë ide dhe vlera, të cilat as nuk i besojnë personalisht dhe as nuk i kanë respektuar kur atyre u është dhënë mundësia të provohet. Të nderuar bashkëqytetarë, Shqipëria jonë e dashur ka rreth tre dekada që është në tranzicion dhe nuk ka mundur të ngre kokë pikërisht për shkak të politikës së mbrapshtë të bërë nga klasa jonë politike. Një klasë politike e degraduar moralisht, e përfshirë në afera të shumta korruptive dhe antishqiptare, pjesë e shëmtuar e ish regjimit komunist etj. Këto zgjedhje ishin dhe mbeten një mundësi që shoqëria jonë të shkëputet nga ky model politik, i cili ka prodhuar gjithçka, por jo zhvillim dhe forcim të demokracisë. Një gjë e tillë kërkon mbi të gjitha ndryshime rrënjësore në përfaqësimin politik të shoqërisë tonë, pasi nuk mundet që të ecet përpara me një ekip, i cili është i vjetër dhe njëkohësisht krijuesi dhe mbajtësi gjallë i sistemit aktual apo sikurse do të preferonte të quante z. Basha, “Republika e Re”. Pa dyshim, që të kritikosh është gjëja më e lehtë që mund të bëj dikush, qoftë ai profesor, qoftë edhe qytetar i zakonshëm, por shoqërisë sonë nuk i duhet kritika, që vë në jetë thënien popullore “që bëni sikurse them unë, por jo sikurse bëj unë”. Shoqërisë sonë i duhet rikthyer morali dhe morali fillon me rikthimin e moralit në politikë dhe atyre që përbëjnë politikën. Pa dashur të analizoj çdo emër të “larguar” (në të vërtetë për disa nga ata kam respekt dhe vlerësim maksimal njerëzor dhe intelektual) nga z. Basha modeli mbizotërues i tyre është një person, i cili ka rreth 25 vjet e më shumë që ka “privatizuar” karrigen e deputetit, është një person, i cili ka provuar të jetë në shumë funksione drejtuese, por që nuk ka arritur ndonjë sukses për t’u lavdëruar, është një person që ka dëshirë të kërcejë nga një karrige në tjetrën, edhe nëse për një gjë të tillë i është dashur të flejë edhe me mullixhiun, është një person i cili me nënshkrimin e tij ka dhënë ndoshta edhe disa miliardë euro koncesione, është një person i cili në shoqëri njihet si miliarder, ndonëse ka pasur një rrogë simbolike etj. Njëkohësisht, kësaj liste nuk kishte si t’i mungonte edhe ndonjë person që s’di as të shkruaj e lexojë rrjedhshëm dhe as ndonjë person tjetër anarkist rebel, që i pëlqen të vishet me uniformë, edhe pse është civil dhe pa e pasur problem se kjo uniformë është e ndonjë shteti tjetër. Sigurisht, këto s’janë të vërteta, por gojët e liga i thonë… E pra! Partia Demokratike, sikurse preferuan ta quajnë edhe shumë kritikë të z. Basha, është pronë e Shqipërisë dhe është thesar i demokracisë shqiptare, sepse ishte kjo parti ajo e cila hodhi hapin e fuqishëm të shkatërrimit të sistemit komunistopunist. Në fakt, kjo është një e vërtet absolute që askush, dhe vetë z. Basha, nuk e vë në diskutim. Në të njëjtën kohë, po kaq e vërtet është edhe fakti që Partia Demokratike nuk është dhe as nuk mund të jetë pronë as e ca individëve, të cilët nuk shqiten nga Parlamenti, dhe duket sikur janë të lindur të jenë deputetë të përjetshëm. Eh jo, të nderuar zonja dhe zotërinj, deputetë të përjetshëm nuk ka dhe s’do ketë në Shqipëri qofshi edhe vetë ju të pakënaqurit. Në Shqipëri vetëm një deputet do jetë i përjetshëm dhe ky është SaliBerisha, jo sepse këtë status ia jap unë, apo ja japim ne, por këtë status ia ka dhënë ajo çfarë përfaqëson Sali Berisha dhe ajo çfarë ka bërë Sali Berisha, që nga dita e parë deri më tani. Boll predikuat gjëra që as nuk i besoni dhe as nuk i doni! Nëse vërtet e doni Partinë Demokratike, lëreni fjalimet dhe përvishuni punës, sepse ajo çfarë ka bërë z. Basha është gjëja më normale që ka bërë çdo kryetar partie tjetër në Shqipëri. Madje shembulli i z. Basha do të duhej të ishte ndjekur nga çdo parti në Shqipëri, për të ripërtërirë klasën tonë politike dhe për të ndërtuar një model të ri politikani në Shqipëri, një politikan që e do vendin përtej interesave personale dhe mbi të gjitha një politikan në shërbim të popullit dhe jo në rrjepje të tij! Për të gjithë ju, është koha që t’i ktheni Partisë Demokratike dhe anëtarësisë së saj, borxhin që i keni prej, thuajse, tre dekadash. T’i ktheni kësaj partie dhe anëtarësisë së saj borxhin e shërbimit ndaj jush prej gati tre dekada, që ju të ishit gjithmonë deputet… Në asnjë vend demokratik s’mund të bëhen të gjithë deputet dhe as të jenë deputet përjetë. Rregulli numër një i demokracisë është rotacioni. Kishte ardhur koha të lironi karrigen që e mbani prej më shumë se 25 vjetësh! Boll më, ose punoni dhe sigurisht vazhdoni e kritikoni, ose, na lini rehat e mos na predikoni gjëra që as vetë ju nuk i besoni! Kuptoni z. Basha është një primus inter pares.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38