Flash News

KRYESORE

Kandidatja e PS-së Durrësin: Përulem para vendimit të partisë. Projektet e Dakos do vijojnë

Valbona Sako, kandidatja për bashkinë e Durrësit, ka reaguar për herë të parë pas vendimir të Partisë Socialiste. Pasi shpreh mirënjohje për “forcën politike më progresive në Shqipëri”, siç e quan Sako PS-në, nënvizon se do të vijojë zhvillimin e qytetit si Vagjush Dako.

“Përulem me mirënjohje ndaj vendimit të forcës politike më progresive në Shqipëri, PS, për të më kandiduar në procesin e zgjedhjes së shërbyesit si Kryetar Bashkie në qytetin tonë, në Durrësin tonë të mirë që kërkon të vijojë zhvillimin. Me besimin tuaj, shpresoj të ndajmë dhe tregojmë së bashku në ditët që vijnë, fuqinë e madhe të dëshirës së këtij qyteti, që inspiron punë dhe zhvillim të qëndrueshëm për ne dhe fëmijët tanë”, shkruan ajo në një postim në ‘Facebook’.

Në garë me Sakon ishin edhe deputetet, Milka Ekonomi dhe Klodiana Spahiu, por në fund fitoi Drejtoresha e Tatimeve në këtë qytet. Opozita, nga ana tjetër ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale pa u larguar Edi Rama dhe pa u krijuar një qeveri tranzitore me figura të pakompromentuara.

Të fundit