Flash News

KRYESORE

Kandidatja për kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm e proceduar. Para deputetëve e mohoi

Kandidatja për kryeprokuror të Përgjithshëm të

Kandidatja për kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm Arta Marku, u pyet nëse në punën e saj ka pasur procedim. Madje një nga deputetët e pranishëm në komision, siç tha edhe vetë, ju referua lajmeve në google që rezulton se ndaj prokurores Marku ka pasur një procedim.

“Më ndjeni por më duhet të them që do ishte më mirë të bënit një kërkim më të thellë, por ju siguroj s’ka ndaj meje as procedim penal, as disiplinor,  ajo çështje ka marrë zgjidhje ligjore, s’ka asnjë ankim ndaj këtij vendimi”, u shpreh Marku.

Por nga rportimet e mediave, në vitin 2008 ministri i Drejtësisë së aso kohe Enkelejd Alibeaj e ka paditur prokuroren Marku.

Alibeaj kishte zbuluar se një i dënuar kishte vuajtur 2 muaj e 13 dite me shume burg, per arsye se dy prokurorët nuk kishin ekzekutuar vendimin penal te tij. Bëhet fjalë për prokurorët e Shkodrës, Arta Marku dhe Brahim Dragjoshi.

Mbajtja në qeli e të dënuarve u evidentua edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Por, Ina Rama që aso kohe drejtonte Prokurorinë e Përgjithsme nuk mori masa ndëshkimore për dy prokurorët e Shkodrës në shkelje.

Të fundit