Flash News

KRYESORE

Kandidaturat për KLP e KLGJ, Bylykbashi: Janë në kundërshtim me kriteret

Nënkryetar i komisionit ‘ad hoc’ Oerd Bylykbashi në një deklaratë për median ditën e sotme është shprehur se kandidaturat për KLP dhe KLGJ janë në kundërshim me kriteret.

“Kandidatët kanë mospërputhje kriteresh deri në kandidatura që janë të paparanueshme në kuandrin e ligjit të dekriminalizimt. Ne i kemi bërë të detajuara vërejtjet tona. Lista e hedhur në short nuk do të kishte veçse influencimin e kryeministrit Edi Rama. Sot do donim të paraqisnim një numër problemesh për kandidaturat e mëparshme që u përzgjodhën në shortin e djeshëm. Nuk ka asnjë dyshim që një short i tillë me influencë të pastër politike dhe kritere të papranueshme ligjore nuk mund të jetë i besueshm. Procesi është i deligjitimuar”, u shpreh ndër të tjera Bylykbashi.

Më tej deputeti demokrat theksoi se kandidaturat janë në kundërshtim me kriteret e ligjit.

Të fundit