Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Kanë halle, ndaj janë kaq interesantë”, Spiropali: Shqiptarët operojnë shumë mirë në kohë krizash; Synojmë mandatin e katërt
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin “ka dalë garant” për shqiptarët, duke deklaruar në ‘zonë e lirë’ se ata operojnë shumë mirë në kohë krizash.
“Mos ua qani shumë hallin shqiptarëve, shikoni periferitë që janë ndërtuar në kohët më të vështira. Shikoni Vlorën është njësoj, Bleshin? ”, tha Spiropali.
“Shqiptarët kanë hallë”, i tha analisti Arjan Curri.
“Janë me halle ndaj janë kaq shumë interesantë”, iu përgjigj Spiropali.
Më tej, ajo deklaroi se PS synon edhe mandatin e katërt e më tej.
“Po, është betejë për mandatine 4 e më tej. Shqipëria evropiane është synimi ynë konkret. Kjo forcë politike mund ta bëjë. Ne duhet të korrim atë që kemi mbjellë. Në mandatin e parë e të dytë kemi mbjellë, kemi luftuar paligjshmërinë, që kishin rrënjë të thella në shoqërinë tonë. E kemi shumë seriozisht ta kthejmë këtë vend nga Evropa.
Mandatet për ne janë numra, derisa qyterarët besojnë se ne jemi alternativa më mirë. Mandati për ne është mjet për të arritur qëllimet më lart”, tha ministrja.
Po përgjimet, shtoi Curri.
“Janë qesharake”, u përgjgij ministrja.