Flash News

KRYESORE

“Kanë rënë çatitë, po mbahen themelet”, mesazhi i radhës i Saimir Tahirit

Së fundmi, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë aktiv në rrjetet sociale pas muajsh heshtje. Teksa ka publikuar një foto të Rrapit të Tahirajve në vendlindje të tij, ai ka cituar dhe disa vargje, duke përcjellë mes tyre dhe një mesazh.

“Rrapi Tahirajve,-Gusmar; 

Si në ekran Vendlindja më shtjellet,

Kanë rënë catitë,

Po mbahen themelet.

(V.Hodaj)”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë që Tahiri hetohet nga institucionet e drejtësisë për lidhjet me trafikantët e drogës, Habilajt.

Kujtojmë që pas skandalit të muajve më parë, Tahiri u shkarkua nga posti i Ministrit të Brendshëm si dhe dorëzoi mandatin e deputetit.

Të fundit