Flash News

KRYESORE

Kane: U shokuam kur morëm vesh shkarkimin e trajnerit

Kane: U shokuam kur morëm vesh shkarkimin e trajnerit

Harry Kane nuk e ka përjetuar mirë shkarkimin e trajnerit Mauricio Pochettino nga Tottenham. Në fakt, pakkush e priste, sepse kjo ndodhi pas pushimeve ndërkombëtare dhe vendimi mund të merrej më përpara.

Sulmuesi anglez ka folur për momentin kur skuadra mori vesh lajmin. “Pësuam një shok të gjithë djemtë. Kërkova të bisedoja me trajnerin dhe kaluam disa orë së bashku. Ishte një gjë e bukur, para se të merrnim vesh se kush do të ishte trajneri i ri", ka deklaruar Kane.

"Gjërat ndodhen shumë shpejt dhe klubi zgjodhi që të na drejtojë Jose Mourinho. Ai i dashuron fitoret dhe në këtë moshë do të doja edhe unë të fitoj trofe. Mendoj se ai është një ndër trajnerët më të mirë, sepse fituar kudo ku ka punuar", ka shtuar sulmuesi.

Të fundit