Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Kanë vdekur mbi 6 shqiptarë”, Mark Gjonaj tregon situatën në New York: Virusi vijon të përhapet ende
Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani anëtar i Këshillit Bashkiak të News York-ut, tregoi në “Real Story” se së paku 6 shqiptarë kanë humbur jetën në SHBA nga koronavirusi. Qyteti i New York mbetet më i godituri nga pandemia e koronavirusit, ku vetëm në një lagje, në Bronks, janë regjistruar të paktën 15 mijë persona pozitivë, ndërsa 900 prej tyre kanë ndërruar jetë. Sipas tij, Mark Gjonaj virusi vijon ende të përhapet.
“Ngushëllimet më të sinqerta për ata që kanë humbur të afërmit dhe lutem për ata që janë duke luftuar këtë virus. Në lagje të Bronks janë 15 438 pozitivë me mbi 900 që kanë ndërruar jetë. Është një katastrofë çfarë po ndodh, është një gjë që as në ëndërr nuk kemi mundur ta shohim këtë tragjedi që po ndodh.
Vazhdon akoma përhapja e sëmundjes. Ekspertët akoma nuk dinë boll dhe çfarë efekti ka. Ne po shohim vende që e kanë kaluar më herët dhe po i analizojmë po pak dihet për këtë sëmundje a mundet të ketë një radhë të dytë. Gjëja më me rëndësi është që popujt t’i respektojnë masat sa më shumë. Maskat, shaje, dorezat, distancat. Duhet të kujdesemi për veten, për familjen, për njeri-tjetrin.
Numri që e dimë për ne për shqiptarë janë më shumë se 6 por akoma nuk e dimë saktë. Njohim shumë që kanë ndërruar jetë, shumë që janë ende sëmurë, janë disa që e kanë kaluar këtë sëmundje. Nuk mund të realizohet numri i saktë i tyre. Nuk është qesharake kjo sëmundje, si një grip që mund ta kalosh lehtë, është shumë e rrezikshme. Detyra jonë është që të informojmë shqiptarët që të ruhen sa më shumë”, deklaroi Gjonaj.
Mark Gjonaj u shpreh gjithashtu se jeta nuk do të jetë më si më parë. Sipas tij njerëzit do të humbin shumë nga kjo pandemi. “Duhet t’i përmendim dhe t’i falënderojmë ata që janë në vijën e parë të frontit, mjekët, infermierët, policisë që po rrezikojnë. Sa i përket politikës, sot nuk është ditë për politikë. Kemi dhimbje e halle në popullin tonë. Sot duhet me qenë aty për shoqi-shoqin. Ne jemi të gjithë së bashku duke e vuajtur dhe të gjithë së bashku do e kalojmë këtë krizë. Duhet të interesohen për fqinjët, për të moshuarit, ata që janë me shëndet të dobët.
Gjithmonë ai më i dobëti e mban më rëndë, ka barrën më të madhe që ta mbajë. Kjo nuk ka lënë pa prekur askënd. Nga ai më i mençuri e më punëtori tek ai që s’ka pas një ditë shkollë. Ky virus ka kapur gjithkënd, të duket sikur mbrohesh por të kap. Nuk ka asnjë mbrojtje nga ky virus.
Nuk besoj se jeta jonë do të jetë si më para. Nuk do jetë ajo që e njohim ne. Me humbje jete, me humbje sigurimi jetese, me humbje biznesi. Duhet me analizu ku kemi bërë gabime që me qenë të përgatitur për herë të tjera”, deklaroi Gjonaj.