Flash News

KRYESORE

Kanë vendosur të paguajnë? Dështon protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburantit

Kanë vendosur të paguajnë? Dështon protesta e

Asgjë e re. Edhe pse ishte paralajmëruar një protestë masive e qytetarëve sot për shkak të rritjes së karburantit, lëvizja nëpër rrugët e Shqipërisë vazhdon normalisht.

Protesta e gjerë kombëtare që do të zhvillohej ditën e sotme në shumë qytete të vendit në shenjë të mosbindjes civile ku drejtuesit e mjeteve do ti fiknin këto të fundit nëpër kryqëzime rrugësh dhe rrethrrotullimesh nga ora 12:00 deri në orën 15:00, duket se nuk ka gjetur mbështetje tek qytetarët.

Kjo protestë kishte ditë që paralajmërohej në rrjetet sociale që pas daljes së pr/ligjit për rritjen e çmimit të karburantit.

Nuk dihen arsyet e këtij ‘bojkoti’ që qytetarët i bënë protestës së paralajmëruar nga vetë ata. Kanë vendosur të paguajnë apo nuk duan të bllokojnë rrugët?

Të fundit