Flash News

KRYESORE

Kanos me armë bashkëmoshatarin dhe e përplas me makinë, arrestohet 25-vjeçari  

Kanos me armë bashkëmoshatarin dhe e përplas me makinë,

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kanosur me armë bashkëmoshatarin e tij.

Burime  të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Liars  Alisha, 25 vjeç banues në Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 07.08.2017 në Lagjen “Nr.2” Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin  A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.

Më pas shtetasi Liars  Alisha në Lagjen “Nr.2” Cërrik në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në  afërsi të një karburanti  duke drejtuar mjetin tip BMW me targa AA 231 ML, i pa pajisur me leje drejtimi është përplasur me mjetin tip Benz me targa BH 360 HT  drejtuar nga  shtetasi A.K.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip BMË dhe pasagjeri i  tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik. Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ;

Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm

Dy automjetet

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe”  parashikuar nga nenet 290, 291, 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Të fundit