Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Nuk ke çfarë t’i bësh, kur Sali Berisha flet një pjesë e gjerë e opinionit publik pret të dëgjojë 'Ungjillin sipas Doktorit'. Është një magnet i madh që tërheq të gjithë, dashamirës dhe jo. Fjalët e tij, gjuha e trupit, momenti në të cilin jep deklaratën, bëhen shpejt pjesë e një analize të imtë politike.
Foli mbi gjithçka që i përkiste orbitës demokratike. Marrëveshjen, listën e Bashës, largimin e figurave “legjendare” nga partia dhe garën për kreun e PD-së. “Intervista kishte si qëllim ndëshkimin e Bashës”, thotë dikush; “E bëri për të mbrojtur të zgjedhurin e tij”, thotë dikush tjetër.
“Si një pjesë e mirë e drejtuesve të Partisë Demokratike ne jemi investimet politike te Sali Berishës dhe jo vetëm për ne, por edhe për Edi Ramën Sali Berisha ka qenë shkolla politike e këtij vendi në këto 27 vite”, thotë Basha për atë.
Gjithçka, dhe e kundërta e gjithçkaje, është thënë mbi rolin e tij në PD; influencën, për disa pozitive dhe për disa të tjerë negative. Për sukseset dhe gabimet. Për paaftësinë e Bashës për të “vrarë babanë” në betejën edipiane për të fituar “mëmën” parti, ose për dashakeqësinë e Bashës ndaj “fëmijëve” politikë të liderit historik.
Ndonëse këndet e kësaj filipike berishjane janë të shumta, pyetja që kërkon një përgjigje prej katër vitesh është kjo: A do të njihet Basha në mënyrë universale si lideri i Partisë Demokratike, duke pasur parasysh rolin dhe peshën e Berishës në partinë që ky i fundit ka themeluar?
Ligjësitë e politikës diktojnë një PO; por, ndoshta, ka raste që përjashtimi konfirmon rregullin, exceptio probat regulam, thoshin latinët.
Rama, ndryshe nga Basha, gjeti terren më të “lehtë” në betejën për lidershipin e PS, tjetër personalitet ka Fatos Nano: njerëzor, shumë njerëzor. Po ashtu një tjetër tipologji partie është PS-ja.
Eksperienca shqiptare dikton një diferencë të qenësishme midis dy organizatave kryesore politike ne vend.
Partia Socialiste, me dy kohët e saj, po shkon drejt 80 vjetorit. Paçka, lideri i selisë rozë është edhe Kryeministri i vendit, personi më i pushtetshëm në këtë moment, ai do të mbetet një nga liderët e shumtë që kanë trashëguar atë post; një nga udhëheqesit, i zgjedhur për ta drejtuar; ndonese i sukseshëm, kalimtar në natyrën e këtij pozicioni.
Partia Demokratike është ende “rioshe”. Njëzet e shtatë vite janë pak për krijimin e një nomenklature, i një tradite udhëheqëse, për krijimin e një kulture të trashëgimit të pushtetit brenda strukturave. Betejat në gjirin e saj kanë qenë epike, kanë lënë pas edhe figura që nuk u shuguruan kurrë si lider. Berisha është një 'kafshë politike', ilustrimi më i mirë i konceptit aristotelian të njeriut. Themelues, udhëheqës, at shpirtëror. Një trinitet që nuk zhbëhet dot në katër dekada, jo më në katër vite.
Pikëpyetjet mbi kalimin e pushtetit brenda PD-së, po e mundjonë shumë partinë. Duket se Berisha në këtë moment është viktimë e një ndëshkimi hyjnor. Prometeu i demokracisë shqiptare, për meritat dhe fajet e tij, ndjek, nga një syrgjyn disi aktiv, konturet e përpëlitura të partisë që themeloi.
Ndonëse parti me dy liderë nuk ka, veçantia e kontekstit shqiptar dhe e PD-së si subjekt relativisht i ri, dikton një përjashtim nga rregullat që imponon veprimi politik tradicional.
Dualiteti, nëse nuk mund tw shmanget, duhet parë si një aset; Partia Demokratike është e detyruar të jetë jo vetëm e hapur ndaj influencës së Berishës, por të kthehet sa më shpejt në një parti policentrike. Një bashkjetesë e domosdoshme midis të vjetrës dhe të resë, ndaj elementëve të ndryshëm të spektrit të djathtë të politikës shqiptare.
Përndryshe boshllëku i krijuar nga mungesa e “zjarrsjellësit” do të ishte fatale në rrugën e PD-së për të qenë një alternativë qeverisëse.
Megjithëse politika nuk shpërblen bashkëjetesat e këtij lloji, fenomeni Berisha kërkon një trajtim ad hoc, sikurse thotë edhe fjala e urtë: kanun me babën nuk ka!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38