Kanye West padit kompaninë e Jay-Z, dy mosmarrëveshjet mes tyre

Reperi i njohur Kanye West mendohet se ka ngritur padi ndaj dy kompanive të njohura muzikore, Emi dhe Roc-A-Fella Records të Jay-Z.

Sipas mediave të huaja, shkak për këtë padi ndaj dy kompanive mendohet të lidhen me të drejtat e pronësisë të papaguara.

Po ashtu, në padi thuhet se ka patur edhe “mosmarrëveshje midis të drejtave dhe detyrimeve të palëve ndaj njëri-tjetrit sipas Marrëveshjes së Incizimeve dhe distribuimin”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e West nuk e kanë komentuar ende këtë fakt.