Flash News

KRYESORE

KAOS: Barcelona në gjendje lufte, Spanja anulon "El Clasicon"

KAOS: Barcelona në gjendje lufte, Spanja anulon "El Clasicon"

Protestat e shumta në qytetin e Barcelonës kanë shkaktuar kaos dhe në futboll. Takimi "El Clasico" ndërmjet katalanasve dhe Real Madridit, i parashikuar për t'u luajtur më 26 tetor, në Camp Nou, është anuluar.

La Liga ka dalë me njoftim zyrtar ku shkruan se takimi nuk do të zhvillohet më datë 26 tetor, ndërsa klubet kanë afat deri më 21 tetor për t'u dakordësuar për një datë tjetër, përndryshe do të vendoset nga drejtuesit e ligës spanjolle, bën me dije "El Chiringuito".

Barcelona nuk ka marrë përsipër sigurinë e lojtarëve të Real Madridit në Camp Nou, prandaj dhe Liga ka ndërhyrë. Katalanasit po protestojnë për liri dhe shkëputje nga Spanja, ndërsa Reali mbetet ekipi mbretëror dhe simboli i shtetit iberik.

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1185123781892816897?s=20

Të fundit