Flash News

KRYESORE

Kaos me licensat e transportit ndërqytetas, operatorët akuzojnë ministrin e LSI-së për shitje licensash

Kaos me licensat e transportit ndërqytetas, operatorët akuzojnë

Përfaqësues të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas po protestojnë sot përpara Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, duke denoncuar një “pazar” siç e quajnë ata, që po i fut në konflikt operatorët e linjës së autobusëve Elbasan-Tiranë.  Shkak për këtë është bërë vetë Ministra e Transporteve që ka dhënë licensa të njëjta për linjat e këtij transporti. Të revoltuar operatorët e këtyre linjave që kanë ngelur pa punë, akuzojnë akuzojnë ministrin e LSI-së për shitje licensash. Ky është aktiv i fundit i këtij ministri “sh.p.k” thonë ata. Njëherësh operatorët akuzojnë edhe biznesmenin e fuqishëm që ka në zotërim linjën e transprotit të autobusëve në Elbasan, i cili ka edhe mbështetjen e kryebakiakut Sejdini, sepse ai bo të bëjë monopol jo vetëm transportin në Elbasan, por edhe në Tiranë.

Kryetari i Shoqatës, Kujtim Mema sqaroi se operatorët e kësaj linje po konkurohen në mënyrë të pandershem pasi MTI ka dhënë 82 licensa paralele për operatorë të tjerë, që bëjnë të njëjtën linjë, në të njëjtin orar dhe i ka futur në konflikt me njëri-tjetrin. Ai thotë se licencat në fjalë janë marrë nga një biznesmen që edhe i ka kërcënuar.

 “Problemi i licensimit vazhdon, vijohet të jepen licenca sipas qejfit, vijon pazari. Kemi dalë për një gjë dramatike pasi në stacionet e terminalit të dytë në Elbasan ku qendrojnë autobusët e linjës Tiranë-Elbasan MTI me dorën e saj ka dhënë dy licenca të njëjta për dy operatorë të ndryshëm në të njëjtin orar. Operatori është biznesmeni që do të monopolizojë linjën. Ky biznesmen ,madje n aka kërcënuar dhe ka mbështetje politike”,- thotë ai, raporton BalkanWeb.

Sipas Memës, situate është aq e rëndë, sa paralajmëron përshkallëzimin e saj. Për ta shpresa e vetme mbetet qeveria e re që mund të ndreqë këtë padrejtësi.

“Tek terminali dy i linjës Tiranë-Elbasan edhe krim mund të ndodhë. Biznesmeni që fola ka marrë livencë më 28 korrik. Ministria nuk ka pyetur fare. Shpresa e vetme është qeveria që do vijë”,- shton ai.

Kaosi i bërë nga Minisitria e Tranpsorteve, si akti i fundit i ministrit në ikje, pritet t’i japë zgjidhje vetëm kryeministri, të paktën kështu shpresojnë edhe vetë operatorët që protestojnë sot para Ministrisë së Transporteve.

 

Të fundit