Flash News

KRYESORE

Kaos me sistemin e rezultateve të provimeve në Britani, studentët në protestë për shkarkimin e Sekretarit të Arsimit

Qindra studentë britanikë të irrituar kanë nisur protestat si pasojë e një zemërimi të shkaktuar nga një program algoritmik për hyrjen në universitet, duke bërë që sistemi britanik universitar të shkojë drejt kolapsit.

Në pamundësi për të realizuar provimet e fundvitit për shkak të koronaviursit, mbylljes së shkollave tani ishin mësuesit që vlerësojnë se cilat do ishin rezultatet e nxënësve.

Këto më pas iu dërguan në një algoritmi kompjuterik, i cili përmes përllogaritjeve të tij iu jepte më pak mundësi studentëve të shkollave me më pak emër, ose buxhet, të hyjnë në universitet.

Student të shumtë të irrituar dhe zhgënjyer nga këto politika arsimore, kanë vijuar prej disa ditësh protestat duke bërë që qeveria vendosi të tërhiqet pas nga projekti për përdorimin e algoritmit. Megjithatë, pavarësisht vendimit në favor të tyre, të rinjtë kanë vijuar më tej protestat. Prej tre ditësh studentët vijojnë demonstratat para parlamentit britanik me postera dhe pankarta në duar duke kërkuar shkarkimin e Sekretarit të Arsimit, Gavin Williamson.

Gjatë një interviste për BBC, Williamson tha se “ndihej shumë keq për mërzitjen që i kishte shkaktuar studentëve”. I pyetur se nëse do jepte dorëheqjen, Williamson nuk dha një përgjigje, por theksoi se po bënte të pamundurën për t’u siguruar që të rinjtë të marrin notat që meritojnë.

Tani disa universitete do ta gjejnë veten të mbingarkuar me studentë që kanë përmbushur kërkesat e hyrjes, duke shkaktuar probleme logjistike, dhe megjithëse është hequr një koutë e caktuar numrash për të mos e lejuar këtë. Po ashtu, do të ketë sfida rreth aftësisë fizike, veçanërisht në epokën e distancimit shoqëror.

Të fundit