Flash News

KRYESORE

Kaos në takimin e Ramës në Vlorë, nervozohet kryeministri (Përplasja)

Kaos në takimin e Ramës në Vlorë, nervozohet kryeministri

Takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Vlorës nuk ka qenë shumë e qetë, për shkak se të pranishmit kërkonin me çdo kusht të qanin hallin e tyre me kreun e qeverisë. Me besimin se Rama do u zgjidh brenda 24 orëve çdo hall, banorët janë zënë me njëri-tjetrin për të kapur mikrofonin.

Kjo situatë e ka nervozuar kryeministrin, i cili është përplasur me disa nga qytetarët vlonjatë.

“Po iki unë? Jam duke ikur unë që çoheni me vrap? Tani të lutëm shumë, do ta drejtoj vet ku do shkoj mikrofoni. Ulu ti, vazhdo zonjë. Të lutem shumë me radhë dhe mos e kapni mikrofonin ashtu. Mos ngrini duart. Ti pusho se po na bezdis shumë”, është shprehur ndër të tjera Rama.

 

Të fundit