Flash News

KRYESORE

Kaos te Tirana! Trajneri jep dorëheqjen, por në fund "pendohet"

Kaos te Tirana! Trajneri jep dorëheqjen, por në fund

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, nuk e ka përtypur mirë humbjen e sotme me Skënderbeun (2-1). Pas ndeshjes, numri 1 i stolit të bardhebluve ka njoftuar se ka paraqitur dorëheqjen e menjëhershme, gjë që ndodh shumë rrallë, ngaqë ai ka pak kohë që ka marrë drejtimin e skuadrës.

"Këtu mendojnë që ta heqin trajnerin sapo të marrë detyrën. Mua nuk ka nevojë të më heqin, sepse e jap dorëheqjen vetë. Nuk mendoj se është faji i trajnerit. Ia kam komunikuar skuadrës, drejtorit, presidentit. Nëse unë jam e keqja, largohem", - u shpreh tekniku.

"Trajneri mban përgjegjësitë e lojës, po iki unë vetë. Ne nuk duhet ta mbajmë vendin e punës me zor. Këtu sapo vendoset një trajner, mendohet për t’u hequr. Nuk mendohet nga presidenti, por nga njerëzit rreth tij. Nëse gjërat nuk rregullohen, nuk e di, do ta shoh", - shtoi ai.

Pra, me pak fjalë, nuk dimë nëse kjo është dorëheqje apo një mesazh "shohim".

Të fundit