Flash News

KRYESORE

Kaos total te Napoli, De Laurentiis donte të shkarkonte Gattuson për Ancelottin!

Kaos total te Napoli, De Laurentiis donte të shkarkonte Gattuson për

Kaos, kaos, kaos. Kjo është situata aktuale te Napoli, aty ku sot kanë dalë prapaskena të bujshme pas humbjes ndaj Fiorentinës.

Trajneri Gennaro Gattuso rrezikoi shkarkimin deri para mesnate. Ai ka grumbulluar vetëm 3 pikë në 5 javë kampionat (4 humbje). Ish-milanisti i ka shpëtuar shkarkimit për pak, sipas gazetës"Gazzetta dello Sport".

Kjo ka ndodhur pak para se Carlo Ancelotti të gjente punë si trajner i Evertonit. De Luarentiis, i zhgënjyer nga Gattuso, do të ishte gati të kthente ish-trajnerin e Napolit, por Don Carlo pranoi stolin e Evertonit në Premier League.

Pritet që në fund të sezonit Gattuso të largohet, nëse nuk bën diçka më shumë te Napoli.

Të fundit